Zhduket 49-vjeçari, motra e tij njofton policinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një kallëzim është bërë në Komisariatin e Policisë së Korçës nga shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me vëllain e saj, P. D., 49 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari ka humbur kontaktet që nga data 02.04.2025.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë  Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin  P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.”-njofton policia.

Share This Article