FOTO/ Treni përplas makinën, 1 viktimë e 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës në Kosovë.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se një tren është përplasur me një automjet.

Për rrjedhojë thuhet se ka humbur jetën një person, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 persona të tjerë.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës.

Share This Article