EMRI/ Plagosja e policit, ja çfarë dyshohet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja policit gjatë natës në Tiranë. Mediat mësojnë se i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku.

Efektivi i policisë mësohet se është agjent pranë komisariatit nr 4, ndërsa raportohet se është qëlluar me armë në këmbë.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë afër banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit. Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Nuk dihet fakti pse efektivi ishte shoqëruar me objektivin i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.

Ndërkohë efektivi i  plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.

Share This Article