Arrestohet 48-vjeçari, godet dhe kanos drejtorin e Ujësjellësit pasi u pushua nga puna

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi ka goditur me grusht dhe ka kanosur drejtorin e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë.

Shtetasi me iniciale A. A., banues në Kavajë, dyshohet se pas ndërprerjes së kontratës së punës nga ky institucion, ka sulmuar fizikisht dhe ka dërguar mesazhe kërcënuese drejtorit të Ujësjellësit, shtetasit me iniciale O. D.

Veprimet e dhunshme kanë çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, e cila ka arrestuar autorin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article