EMRI-FOTO/ Dorëhiqet ‘krahu i djathtë’ i Ramës, gjirokastritja largohet si shefe e kabinetit të kryeministrit

Jugulajm.net
1 Min Read

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti të cilin e ka mbajtur pranë Ramës prej shumë vitesh.

Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Bëhet me dije se gjirokastritja Bizhga do të zëvendësohet nga Vilma Premti, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit.

Bizhga është njohur gjerësisht si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, pjesë e ngushtë e ekipit të tij që në periudhën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Share This Article