Mjeku Ilir Allkja, ka folur hapur në një emision televiziv, teksa ka thënë se nuk ka mjek që nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt, si një formë bakshishi.
“Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania. Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, u shpreh mjeku Allkja.