Një apartament në pallatin e banesave sociale është perflakur mëngjesit e sotëm në Shkozë, Tiranë.
Sipas informacionit të fundit, banesa gjendet në katin e tretë.
Dy shërbime zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje arritën të neutralizojnë flakët.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po kryhen hetimet për shkakun e zjarrit.