Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi sot masën emarrë për ndalimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke filluar nga 1 janari 2027. Rregullorja pritet të hyjë në fuqi që në verën e këtij viti, duke e bërë Greqinë një nga vendet e para në botë që ndërmerr një iniciativë të tillë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Mitsotakis shpjegoi arsyetimin pas vendimit, duke thënë se prindërit kanë raportuar shqetësime të përsëritura: fëmijët nuk flenë mirë, stresohet lehtë dhe kalojnë shumë kohë në celular.
“Kjo masë nuk ka për qëllim t’ju ndalojë nga teknologjia, e cila mund të jetë një burim frymëzimi dhe dijeje. Por nëse diçka na bën të ndihemi të stresuar ose më keq nga sa jemi, atëherë ia vlen t’i vëmë një frenim,” tha Mitsotakis, duke iu drejtuar të rinjve dhe duke i ftuar të reflektojnë dhe diskutojnë me miqtë e tyre.
Qasja e qeverisë greke ka për qëllim të mbrojë shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve në një kohë kur përdorimi i medias sociale është rritur ndjeshëm mes të rinjve.




