Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se qëndron pas urdhër-arrestit ndaj tij për çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se Rama kërkon që ta bëjë “kokë turku”, por shtoi se nuk do e pranojë një gjë të tillë.
“Nuk bëhem kokë turku për Rdi Ramën, nuk bëhem për askënd jo për Edi Ramën. Unë do mbaj kryqin që më takon në kurriz, por kryqin e askujt tjetër. Dhe unë s’jam krijesë që mund të kërcënohem”, theksoi Ahmetaj.