Shoferi i dehur përplas me makinë fëmijën 2-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar sot, ku një fëmije 2-vjeçar u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini” në Ksamil, ku një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, aksidentoi të miturin. 2-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin  e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article