FOTO/ Sarandë, i vihet tritoli shtëpisë private në Berdenesh, policia nis hetimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate në fshatin Berdenesh në Sarandë.

Shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e saj S. I, e cila nuk banonte aty dhe më pas ka njoftuar më pas policinë.

Forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit, si dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të  banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke  shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article