Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 prill, çmimet e reja të karburanteve.
Arritja e armëpushimit 2-javor mes SHBA-ve dhe Iranit duket se e ka ulur çmimin e naftës edhe në Shqipëri, por vetëm me 4 lekë.
Çmimet e reja tavan të përcaktuara nga bordi do të jenë këto:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.




