Qeni kafshon 4-vjeçaren, e mitura futet me urgjencë në sallën e operacionit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë të mitur në Vlorë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur teksa e mitura, vetëm 4 vjeç, ndodhej nën shoqërinë e gjyshërve të saj. Sipas raportimeve, qeni e ka kapur në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime serioze që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku është futur në sallën e operacionit dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Situata mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike, nëse nuk do të ndërhynte një person i pranishëm, i cili arriti të neutralizonte qenin dhe të shpëtonte të miturën.

“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e kapi në kokë. E ndalova dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte 4 vjeçe”, kanë treguar dëshmitarët.

Sipas burimeve, e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj mbetet serioze.

Share This Article