Aksident, “Volkswagen” përplaset me zetorin, plagosen 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite, ku një automjet tip “Volkswagen Polo” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor (zetor). Aksidenti është regjistruar në aksin rrethrrotullimi Grabjan – rrethrrotullimi Plug, pranë fshatit Golem. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Të dy të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin si pasojë e përgjumjes, duke shkaktuar përplasjen. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article