Zjarri i shkrumboi stanin, i dogji 320 krerë bagëti, pronari kërkon ndihmë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Zjarri që përfshiu një stallë bagështish pasditen e së martës në Lezhë ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm.

Msohet se flakët kanë bërë që të ngordhin 320 bagëti, më konkretisht 311 krerë të imta dhe 9 gjedhë.

Pronari i stallës, Gjin Toma dyshon se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

“Nga era e fortë, ka qenë shumë erë e fortë dhe nuk u shihte asgjë, vetëm një dele. Nga delet, vetëm një ka shpëtuar”, u shpreh pronari i stanit në një prononcim për mediat.

Ai kërkon ndihmë nga autoritetet.

“Edhe një qingj që pati shpëtuar, edhe ai ka cofë sot. Po çfarë të bëjmë tani? Dëmi shumë i madh është po s’kemi ç’ti bëjmë”, thotë Toma.

Si pasojë e zjarrit, mori flakë dhe një flakë tjetër pranë saj, por zjarri u vu shpejt në kontroll nga efektivët e zjarrfikëses.

Share This Article