Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 muaj burg të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, në ndryshim nga Shkalla e Parë, Apeli ia ka pezulloi dënimin me burg dhe e ka konvertuar atë në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.
Mandi u kallëzua nga një qytetar në SPAK, i cili pretendonte se bashkia po zhvillonte një projekt zgjerimi rruge në pronat e familjarëve të tij.
Qytetari kishte kontaktuar vetë me kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës, ku ata e kishin sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe do të pastronin dherat dhe inertet e hedhura.
Megjithatë, gjatë përfundimit të punimeve, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, dhe se ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.
Për këtë arsye, prokuroria e Posaçme nisi hetimet dhe sekuestroi projektin, duke konstatuar se ishte cënuar pronarët e tokës nga Libohova.
Gjatë zhvillimit të projektit, nuk ishte zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe një dëm ekonomik për familjen kallzuese në vlerën prej 362,480 lek.