Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Marousi në Greqi, pasia akuzohen për vjedhje.

Mediat greke shkruajnë se policia u ka berë shenjë shqiptarëve që të ndalojnë, por që këta të fundit shkelën gazin, bënë manovra të rrezikshme drejt Attiki Odos dhe thyen barrierat e tarifave.

Shqiptarët ishin në dy makina një Audi dhe një BMW.

Pas ndjekjes policia greke arriti të arrestonte shqiptarët.

Gjatë kontrollit në mjet është gjetur kabllo dhe baker që ishin grabitur.

Shqiptarët ndodhen në paraburgim pasi akuzohen për rezistencë, drejtim të automjetit të rrezikshëm nga pakujdesia dhe vjedhje.