EMRAT/ Itali, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë dhe 1 italiane, “BMW” doli nga rruga dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dy janë shqiptarë.

BMW-ja ku udhëtonin tre viktimat, Egli Gjeci, Altin Hoti dhe Giulia Pellegrini, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes dhe viktimat janë tre të rinj rreth të njëzetave.

Aksidenti ka ndodhur në Portogruaro (Venecia). Makina raportohet se u përplas në një portë që kalonte në pronë private dhe më pas përfundoi në kanal.

Share This Article