EMRI/ Bombë tek shtëpia e zyrtarit të PD-së në Memaliaj, policia në kërkim të autorëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne fshatin Toç, Bashkia Memaliaj. Jugulajm.net zbulon se dy persona kanë hedhur lenden plasese ne oborrin e banesës së Butjan Kapajt, administrator i Njesise Administrative Qesarat, anetar i kryesise se PD.

Shperthimi ka qene i forte dhe per fat ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autorët gjatë largimit në aksin rrugor ”Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Policia vijon kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article