Një bombol gazi ka shpërthyer dhe ngjarja ka ndodhur këtë të pretme në fshatin Ishull Shëngjin.
Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie.
E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore.
”Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombol gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore”,-njoftoi policia.




