Aksident, makina humb kontrollin dhe përplaset me 1 motor, plagoset 16-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të cilin udhëtonte një i mitur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article