Një grua rreth 80 vjeçe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë, në rrethana ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e gjithë sa ka ndodhur.




