EMRI/ Sarandë, 48-vjeçari dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit

Jugulajm.net
1 Min Read

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, një person i pajetë është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Personat që e çuan personin e pa jetë në spital ishin me një makinë të bardhë, e lanë trupin në spital dhe u larguan.

Personi i pajetë është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis 48 vjeç nga Athina.

Menjëherë është njoftuar policia që ka shkuar në spital dhe po kryhen veprimet. Madje është bërë edhe kqyrja e kamerave për të identifikuar mjetin me targa greke që çoi 48-vjeçarin në spital dhe u larguan me qëllim për të zbardhur më tej rastin.

Sipas bluve të Sarandës nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë arrest kardiak. Ende nuk dihet pse 48 vjeçari grek ndodhej në Sarandë.

Duke qenë shtetas i huaj trupi i tij do të çohet me ambulancë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.

Share This Article