Prezenca e OSBE ne Shqipëri, ka organizuar një takim në zonën minoritare në Gjirokastër, për t’iu shpjeguar pjestarëve të komunitetit grek që jeton në Bashkinë Dropull, ligjin e ri të të identifikimit të pakicave kombëtare në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë takim, kanë qenë pjestarë të komunitetit etnik grek në Bashkinë Dropull, si dhe përfaqësues të Komitetit të Pakicave Kombëtare. Përfaqësues të kësaj të fundit, kanë speguar në panelin e organizuar me këtë rast, risitë që sjell ligji i ri i miratuar në dhjetor të vitit 2024 për vetdeklarimin e kombësisë.
Ky ligj u lejon të gjithëve në territorin e Republikës së Shqipërisë, të deklarohen si pjesë e një prej komuniteteve etnike të njohura në Republikën e Shqipërisë, përmes një formulari që i përcillet për miratim një komisioni i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme i cili shqyrton formularin e dërguar me postë e më pas miratohet në bazë të të dhënave që përcillen.
Në këtë takim ka qenë e pranishme përfaqësuesja e OSBE në Shqipëri, Milica Stojanovic, Arlinda Lisha, përfaqësuese nga Ministria e Brendshme, si dhe Paolo Lobba, menaxher Programi në Njësinë e Bashkëpunimit dhe Antidiskriminimit në Këshillin e Europës.
Sipas tij, ligji i vetdeklarimit të etnisë, e përafron Shqipërinë më shumë me standartet europiane dhe kuadrin ligjor europian.



