LAJM I FUNDIT!!(FOTO) PS prezanton kandidatin e saj në Tepelenë, Gramoz Sako, Kumbaro e Peçi bëhen bashkë

Jugulajm.net
2 Min Read

Ne keto momente eshte duke u prezantuar para anetaresise socialiste ne Tepelene, kandidati per kryetar Bashkie nga PS, Gramoz Sako.

Prezantimi i kandidatit Sako po behet ne Pallatin e Kultures se ketij qyteti, nen pjesmarrjen masive te anetaresise socialiste dhe strukturave te kesaj partie. Drejtuesja politike e Qarkut Gjirokaster, Mirela Kumbaro, si dhe deputeti i PS per Qarkun e Gjirokastres, Termet Peçi, jane te pranishem per te prezantuar Sakon, i cili vjen pas nje karriere te gjate ne forcat e sigurise se vendit.

Ne fjalen e saj prezantuese, zonja Kumbaro, drejtuese politike e Qarkut Gjirokaster, ka vleresuar prezencen dhe interesin e socialisteve tepelenas ne kete tubim, i cili ka qene mëse masiv, ashtu sikurse dhe shikohet nga pamjet e servirura.

Kumbaro eshte shprehur se Gramoz Sako eshte personi i duhur per te qene kryebashkiak i Tepelenes, pasi pikesepari eshte djale vendas dhe ka treguar pergjegjesi te larte ne te kaluaren ne aspektin menaxherial. Socialistet e Tepelenes, tha ajo, do te dine te punojne per te korrur nje rezultat te thelle ashtu sikurse ka ndodhur dhe me paraardhesin e Sakos, Termet Peçin sot deputet i Kuvendit Popullor.

Ndersa nuk ka munguar dhe mbeshtetja e hapur e deputetit Termet Peçi per pasardhesin e tij te mundshem ne krye te Bashkise Tepelene.

Zoti Peçi ka ftuar socialistet qe te angazhohen dere me dere e fshat me fshat, per te arritur rezultatin e kerkuar pasi ne kete menyre fitorja jo vetem qe do te jete bindëse, por dhe solide per te ardhmen e komunitetit. “Ofroj mbeshtetjen time te plote per kandidatin tone fitues ne keto zgjedhje, ndaj dhe ju bej thirrje qe te angazhohemi plotesisht se bashku per te realizuar qellimin tone te perbashket qe eshte fitorja”-u eshte drejtuar pjesmarresve deputeti i PS per Qarkun Gjirokaster, Termet Peçi.

Nje pjese te fjalimit te kandidatit socialist Gramoz Sako para anetaresise socialiste, ju ftojme t’a ndiqni ne postimin e radhes.

Share This Article