Policia Rrugore gjeti njeriun e duhur në krye të saj, ish kreun e Policisë Gjirokastër, Perlat Vatoci

Jugulajm.net
2 Min Read

Behet fjale per Perlat Vatocin, nje nder oficeret e Policise se Shtetit më të ranguar ne hierarkine e vet.

Ai eshte emeruar se fundi ne krye te Policise Rrugore te Shqiperise, duke zevendesuar Altin Qaton. Emerimi i tij vjen ne nje kohe, kur menaxhimi i trafikut ne vend eshte bere domosdoshmeri dhe kerkon figura qe t’i japin zgjidhje ngerçit disa vjeçar, qe rrjedh nga dyndja e automjeteve ne vend.

Mesa duket kreu i Policise se Shtetit, Ilir Proda, ka gjetur njeriun e duhur per te qene ne krye te Rrugores, kjo fale dhe eksperiences se Vatocit ne krye te sektoreve dhe drejtorive te ndryshme, qe ka ushtruar ne te kaluaren. Perlat Vatoci njihet nga shume kolege te tij si nje prej drejtuesve me model por dhe qytetar ne komunikim.

Ne vitin 2018 Perlat Vatoci u emerua ne krye te Drejtorise Vendore te Policise se Gjirokastres dhe pergjate viteve, qe ka qendruar ne krye te kesaj drejtorie, rezultatet kane qene mese te dukshme, qofte ne drejtimin e luftes kunder trafiqeve narkotike, ashtu dhe te krimit dhe parandalimit te veprave te ndryshme.

Ne raport me mediat, Perlat Vatoci ka qene model dhe transparent ne komunikim dhe i respektueshem.

Qënia e tij ne drejtim te Policise Rrugore te Shqiperise, do te rrise me teper profesionalizmin ne menazhimin e situatave te ndryshme neper akset e vendit e njekohesisht dhe shtuar sigurine rrugore çka eshte nje prej pikave me te mprehta.

Share This Article