Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak këtë të shtunë, 11 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një fundjavë me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.
Temperaturat maksimale do të arrijnë 26 gradeë celcius në qarkun e Tiranës.
Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 metra për sekondë. Megjithatë, përgjatë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, pritet që era të intensifikohet deri në 16 m/s.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim dhe turizëm bregdetar.




