EMRAT/ Krim i dyfishtë, identifikohen viktimat

Jugulajm.net
1 Min Read

Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Roskovec, ku sipas policisë, një burrë rreth 80-vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Viktimat janë Shefit dhe Dashuri Rrapaj. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 14:30,  një shtetas rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rasti’, njofton policia.

Share This Article