LAJM I FUNDIT/ 80-vjeçari vret gruan, më pas edhe veten

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një burrë 80-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas eshte vetëvrarë, duke lënë të paqarta rrethanat dhe motivet e tragjedisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuman të Roskovecit në Fier.

Dyshohet se autori i ngjarjes, 80 vjeç, ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, 75-vjeçe, para se t’i jepte fund jetës se tij.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

Share This Article