Ngrohja neper shkollat e Gjirokastres ne sezonin e ftohte ka qene e garantuar. Teknologjite alternative per ngrohje, duke respektuar kushtet mjedisore, jane bere trend ne Europen Perendimore, duke qene njekohesisht dhe nje prej kushteve per ruajtjen e mjedisit.
Ne Gjirokaster kjo teknologji do te vije per here te pare, ku do te aplikohet ne dy institucione arsimore sikurse Gjimnazi ”Siri Shapllo” dhe Kopshti i femijeve ”Cicẽrimat”.
Sot kreu i Bashkise Gjirokaster, Flamur Golemi, ka pritur përfaqësues të kompanisë gjigande energjitike britanike “Shell” e cila eshte zbatuese e projektit për eficencën tek institucionet e lartpermendura.
”Ky investim kontribuon në uljen e kostove të energjisë, kushte bashkëkohore në mjediset dhe klasat e mësimit, si dhe promovimin e përdorimit të energjisë së pastër në institucionet publike”, – eshte shprehur kryebashkiaku Golemi ne nje postim ne rrjetin social FCB.






