Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë një mot kryesisht të kthjellët deri pasdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MetepAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat termike nga 0°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.