Itali, arrestohet 48-vjeçarja shqiptare, i dha vjehrrës së saj helm minjsh

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 48 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia në Savona  të Italisë nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Mediat italiane shkruajnë se e arrestuara i kishte dhënë helm minjsh vjehrrës së saj me qëllim për ta vrarë.

Pas arrestimit, gjykatësi vendosi që shqiptarja të qëndronte nën arrest shtëpie deri në përfundimin e hetimeve.

Gjithashtu iu urdhërua që të mos i afrohej banesës ku jeton vjehrra e saj, një 73 vjeçare me aftësi të kufizuara.

Share This Article