LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri, ja se ku…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytet, pas vrasjes me thikë të 32 vjeçarit Egli Pashollari në zonën e ish-Parkut.

Raportohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e njohur si Pallatat e Delijorgjit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person është qëlluar me armë në bark. Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar për plagosjen.

Share This Article