E reja që braktisi fëmijën që sapo kishte sjellë në jetë në një pallat në zonën e Yzberishtit është vënë në pranga.
Njoftohet se E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është arrestuar për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Foshnja, e cila u dërgua në spital pasi u gjet e braktisur, për fat të keq nuk mundi të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.