Pak orë para nga protesta e opozitës, policia ka marrë masat e nevojshme.
Mësohet se rreth 1500 efektivë janë në gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit.
Deputetët dhe mbështetësit e opozitës do të mblidhen fillimisht përpara Kryeministrisë në ora 18.00, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të protestës.




