Me vendin e saj të lindjes ajo ka një lidhje shumë të ngushtë dhe këtë e ka shprehur jo pak herë në publik. Madje sapo është kthyer nga emigrimi, këngën e parë ia ka kushtuar Gjirokastrës.
“Mua më duhen ditë e netë të tëra për të folur. Unë jam shumë krenare për Gjirokastrën për andej nga jam. Jo vetëm unë, po kushdo, çdo njeri është krenar për vendlindjen e vet. Unë ndoshta jam pak e përkëdhelur aty, sepse e kam filluar me këngë që kur kam qenë e vogël dhe kam qenë e privilegjuar kudo. Kam shumë për të folur dhe unë gjithmonë i kam thënë me këngë fjalët e mia dhe pas shumë viteve që isha në mërgim, që u ktheva në Shqipëri unë u ktheva me këngën për Gjirokastrën”, tregoi Juli Çenko.
Këngëtarja u kthye në kujtimet e fëmijërisë së saj. Në ditët e ftohta me dëborë, ku rrugët e ngrira dhe acari mbyllte nëpër shtëpi gjirokastritët, Juli Çenko rrëfen mes batutash momentet kur ajo dhe moshatarët e saj kthenin çantat e shpinës në “slita” për të kaluar rrugën.
“Në Gjirokastër dikur binte borë, çdo vit. Kuptohet që rrugët ngrinin nga të ftohtët dhe ngaqë ishte dishezë, malore ishte shumë e vështirë që të ecnim. Njerëzit atëherë pësonin dhe dëme nëpër këmbë e duar. Ne në shkollën fillore dhe në 8-vjeçare kishim çantat e shkollës. Unë jetoja në lagjen ’11 Janari’, ‘ish-Poliklinika’ e qytetit, ne merrnim çantat i vendosnim poshtë dhe rrëshqisnim deri tek shkolla se ndryshe nuk mund të shkonim duke u mbajtur nëpër mure, sepse kjo ishte zgjidhja e vetme. Ne mbylleshim nëpër shtëpi atëherë kur ishte puna për të dalë, ose për të blerë diçka rrinim brenda”, përfundoi këngëtarja.