Dy vëllezër në Patos kanë rrahur burrin e motrës së tyre.

Si pasojë një prej tyre ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 29 vjeç, dhe shpalli në kërkim shtetasin 24 vjeç (vëllezër), të dy banues në Patos, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tyre i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.