Një kamionçinë ka goditur barrierat mbrojtëse në zonën e kalasë dhe ka përfunduar shumë metra më poshtë në pjesën e plazhit.
Ngjarje e ndodhur pak momente më parë. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe lagështia në rrugë.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




