Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të opozitës lidhur me bllokimin e aksit rrugor “Librazhd-Prrenjas”, që prej të shtunës, si pasojë e rrëshqitjes së dherave në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”.
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!“, shkruan Rama ndërsa ndan një video nga Portugalia, e cila po përballet me një situatë të ngjashme.




