Spanja ndalon shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç…

Jugulajm.net
2 Min Read

Qeveria spanjolle do të miratojë një ligji që do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për të miturit dhe do të vendosë rregulla më të rrepta për reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy theksoi se rregullorja e re do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç. Ky ndalim vlen për produktet me përmbajtje të lartë kafeine, më shumë se 32 mg për 100 ml.

“Rregullorja është pjesë e një pakete më të gjerë masash për shëndetin e fëmijëve. Rregulla të ngjashme janë tashmë në fuqi në disa rajone. Rregullorja është në përgatitje e sipër dhe se legjislacioni nuk është finalizuar ende, duke pasur parasysh se procesi i hartimit të ligjit duhet të përfundojë dhe afatet e Këshillit të Ministrave duhet të përmbushen”,- tha ai.

Ndalimi do t’i shtohet iniciativave të tjera të miratuara vitet e fundit. Javën e kaluar, Komisioni i Konsumatorit përfshiu pijet energjike në kufizimin e reklamimit të ushqimeve që konsiderohen të pashëndetshme për të miturit.

Në vitin 2024, një dekret mbretëror mbi ushqimet e shëndetshme dhe të qëndrueshme shkollore tashmë ndaloi shitjen e tyre në shkolla dhe kolegje.

Ndërsa vetëm në fillim të këtij muaji u raportuar se Spanja gjithashtu do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët në 16-vjeç.

Share This Article