Një lokal, që përdorej për përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, u zbulua në Berat. Policia vuri në pranga pronarin e biznesit dhe tre shtetas të tjerë që bashkëpunonin me 45-vjeçarin për të shpërndarë lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lëndë narkotike kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, ua shisnin shtetasve të tjerë në ambintet e lokalit.