Ndonëse ditën e sotme ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për ish-ministrin, Saimir Tahiri, gjyqi është shtyrë.
Ishte ndryshimi i trupës gjykuese, arsyeja që solli që seanca të shtyhet serish.
Pas dorëheqjes se gjyqtares Daniela Shirka ajo u zëvendësua nga Florjan Kalaja, i cili sot ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjen.
Ndërkaq, kujtojmë se më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.