Procedohet qytetari nga Këlcyra, transportonte me makinë dru të prera pa leje

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article