12-vjeçarja nga transportohet me urgjencë drejt Tiranës, konsumoi medikamentet e…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë nga Delvina drejt Tiranës, pasi ka konsumuar një sasi tabletash të llojit “Deparkin” një medikament që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. 

E mitura u dërgua fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas dëshmisë së familjarëve, ata e kanë gjetur vajzën pa ndjenja në banesë dhe e kanë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. 

Mjekët e spitalit të Sarandës konfirmuan se pas analizave të para, rezultoi se 12-vjeçarja kishte konsumuar disa tableta që i përkisnin një anëtari të familjes.

Pas ndërhyrjeve të menjëhershme, për shkak të gjendjes së rëndë dhe moshës së mitur, u vendos që pacientja të transportohej me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar. 

Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë, ndërsa mjekët vijojnë ndjekjen e rastit për të përcaktuar sasinë e saktë të medikamentit të konsumuar dhe efektet që mund të ketë shkaktuar në organizëm. 

Share This Article