Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. F., 34 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije energjike të dyshuara të kontrabanduara;
-H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




