Kandidati i PD-se dhe gjithe opozites per Bashkine Memaliaj, Albert Malaj, ka reaguar per mungesen e energjise elektrike ne Njesite Administrative, Luftinje dhe Buz te Bashkise Memaliaj.
Ja reagimi i plote i Malaj:
Të nderuar banorë të rrethit Memaliaj,në Njesit Administrative Lutfinjë dhe Buz prej dy ditësh është ndërpre furnizimi me energji elektrike.
Keto fshatra dhe banorët e tyre ndodhen në errësirë totale dhe për më teper në kushte te tilla atmosferike, ku temperaturat shënojn ne minus.
Mungesa e bazës materiale të OSHE-së, amortizimi i linjave, kabinave, transformatorëve, shtyllave elektrike si dhe mos marrja e masave paraprake për t’ju paraprire këtyre problemeve kanë sjell një situat te tillë mesjetare.
Vlenë për tu theksuar që një pjesë e punonjësve janë pa lidhje me detyrën qe kryejne, duke mos pasur arsimin dhe profesionalizmin e duhur, aktualishtë paguhen per nje detyre qe nuk e kryejn.
Papergjegjshmeria maksimale e Titullarve ka sjelle këte gjendje te mjerueshme.
Bashkia mund të mos ketë përgjegjesi direkte, POR kjo nuk e pengon që të ngreje zërin në instancat më të larta shtetërore për përmirsimin e infrastrukturës energjitike.