Në orët e para të mëngjesit të sotëm në segmentin e rrugës Arbrit tek ”Ura e Çerenecit” një mjet ka dalë nga rruga.

Mjetin tip ”Golf 5”, e drejtonte një grua e cila ka shpëtuar mrekullisht nga ky aksident pa lëndime, vetëm ka pasur dëme materiale.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Jugulajm.net, makina duket që ka përfunduar buzë lumit dhe që ka rënë nga lartësia e rrugës.