EMRAT/ Arrestohen 2 vajza dhe 1 djalë, morën peng dhe dhunuan 28-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia, pasi kanë marrë peng dhe dhunuar një 28-vjeçar. Policia gjithashtu bën me dije se të arrestuarit i kanë hequr lirinë të riut dhe e kanë dhunuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Tiranë.

Të arrestuarit janë të moshës 22, 24 dhe 30 vjeç. Ata janë identifikuar si Erion Lala, Elsa Sherifi dhe Marsilda Kita.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar si “Te Pamja” në Kryeqytet. Pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur madje duke e dhunuar edhe e kanë futur në bagazhin e një makine. Më pas ka qënë një patrullë police që ka ndaluar të rinj dhe ka gjetur të lidhur në bagazh 28-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar”, njofton policia.

Share This Article