Humb jetën punëtori 32-vjeçar. Ra në kontakt me rrymën elektrike e më pas u rrëzua nga skela
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




