Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga lartësia e një pallati.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ajo nuk ishte banore e pallatit.
Trupi i të resë po dërgohet në morgun e Spitalit të Lushnjës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa ambulanca dhe akt-ekspertiza po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.